Shiriti i Policisë së Kosovës. Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Vdekje e dyshimtë në Pejë

Një vdekje e dyshimtë është raportuar se ka ndodhur dje në Pejë.

Policia ka njoftuar se një burri i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe pasi është dërguar në spital ka ndërruar jetë.

Rasti është raportuar se ka ndodhur dje rreth orës 11:10.

Sipas Policisë, trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.