Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Vdekje e dyshimtë në Pejë

Një person është gjetur pa shenja jete dje në Pejë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

Nikçi tha se rasti është duke u hetuar nga prokuroria.

“Prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes me njësitet relevante policore, trupi i viktimës është dërguar për ekzaminim në institutin e Mjekësisë Ligjore” tha Nikci.

Rasti është duke u trajtuar si hetim i vdekjes.