Foto: Ilustrim

Vdekje e dyshimtë në Lipjan

Një grua është dërguar mbrëmë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan pa shenja jete.

Kështu ka njoftuar policia në raportin ditor, ndërsa ka theksuar se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.

Mjeku kujdestar sipas policisë ka konstatuar vdekjen e gruas.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është hapur si vdekje e dyshimtë.