Vdekje e dyshimtë në Kamenicë

Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në Kamenicë.

Policia njofton se rasti, i cili po trajtohet si vdekje e dyshuar, ka ndodhur dje rreth orës 17:00.

Sipas Policisë, njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është në proces hetimor.