Vdekje e dyshimtë në Kamenicë

Një grua është dërguar pa shenja jete në shtëpinë e shëndetit në Komunën e Kamenicës.

Rasti ka ndodhur dy natë më parë. Rasti është regjistruar rreth orës 23:30.

“Viktima femër kosovare është sjellë pa shenja jete në shtëpinë shëndetit Kamenicë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vend ngjarje kanë dal njësitet përkatëse”, thuhet në raportin policor.

Në lidhje me rastin, prokurori ka marrë vendim që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.