Foto: Ilustrim

Vdekje e dyshimtë në Gjilan, burri e gjen gruan pa shenja jete në shtëpi

Një grua pa shenja jete është gjetur dje në Gjilan nga bashkëshorti i saj.

Policia ka njoftuar se ajo është gjetur pa shenja në shtëpinë e saj dhe vdekja shtë konstatuar nga ekipi mjekësor, që kanë dalur në vendin e ngjarjes.

Tutje theksohet se me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.

Policia e ka cilësuar si vdekje të dyshimtë dhe rasti dyshohet se ka ndodhur në ora 03:15.