Vdekje e dyshimtë në Gjilan

Policia ka njoftuar se një person është gjetur i vdekur dje rreth orës 06:24 në rrugën “Pajazit Ahmeti”, në Gjilan.

Siç bëhet e ditur në raportin policor, pasi kishte dalë ekipi përkatës e vendin e ngjarjes është konstatuar vdekja e viktimës.

Në afërsi është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë që dyshohet të jetë përdorur në rast, ka njoftuar Policia.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë.