Shiriti i Policisë së Kosovës. Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Vdekje e dyshimtë në Gjilan

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur në rajonin e Gjilanit.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka thënë se lidhur me këtë është njoftuar edhe prokurori i shtetit me urdhër të së cilit është iniciuar rasti si “Vdekje e dyshimtë”.

Hashani ka thënë tutje se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Po ju njoftoj se policia në Gjilan është njoftuar për rastin dhe me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar si ‘Vdekje e dyshimtë’ dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML”, ka thënë ai.