Vdekje e dyshimtë në Gjilan

Një person është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit në mëngjesin e së shtunës.

Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se sipas familjarëve, viktima vuante nga sëmundje të mëhershme dhe ishte duke u trajtuar viteve të fundit.

Policia ka shtuar se me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

Rasti është raportuar në ora 06:40 dhe është cilësuar si vdekje e dyshimtë.