Foto: Ilustrim

Vdekje e dyshimtë në Gjilan

Një person ka vdekur në rrethana të dyshimta në rrugën “Muharrem Ibrahimi”, në Gjilan, mbrëmë pas mesnate.

Policia  ka pranuar raportim se viktima është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Gjilan.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore dhe ekipi i mjekësisë ligjore.

Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga ana e policisë si vdekje e dyshimtë.