Fushë Kosova. Pamje nga droni: BIRN

Vdekje e dyshimtë në Fushë Kosovë

Një burrë ka vdekur në Fushë Kosovë gjatë ditës së djeshme.

Sipas njoftimit të Policisë, vdekja e tij po hetohet si ‘vdekje e dyshimtë’.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Nënë Tereza” ku viktima pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore ka marrë tretman mjekësorë në Qendrën e  Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.