Policia e Kosovës

Vdekje e dyshimtë në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje gjatë ditës është gjetur i shtrirë në rrugë një burrë në Fushë Kosovë.

Sipas Policisë, ai është dërguar në emergjencë ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Duke iu referuar raportit policor, ngjarja thuhet se ka ndodhur rreth orës 15:00.

Tutje është thënë se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës iu është liruar familjarëve.