Vdekje e dyshimtë në Fushë Kosovë

Një burrë është gjetur i vdekur në banesën e tij në Fushë Kosovë mbrëmjen e djeshme.

Sipas Policisë së Kosovës, vdekja e viktimës konsiderohet e dyshimtë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe mjeku i cili e ka konstatuar vdekjen.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti vazhdon të hetohet.