Vdekje e dyshimtë në Ferizaj

Një person në Ferizaj ka raportuar se ka vërejtur një burrë të shtrirë.

Në raportin Policor thuhet se njësitë relevante dhe ekipi mjekësor pasi kanë dal në vendin e ngjarjes, kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.