Vdekje e dyshimtë në Dumnicë të Podujevës

Një person ka vdekur sot në fshatin Dumnicë të komunës së Podujevës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti për KALLXO.com ka thënë se policia fillimisht ka pranuar informatën për një person të lënduar, por ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen.

“Sot rreth orës 18:00, kemi marrë informatën për një person të lënduar, në fshatin Dumnicë të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”- tha ajo.

Tutje Ahmeti ka thënë se aktualisht zyrtarët policor, në koordinim me prokurorin e shtetit  janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast.