Ilustrim

Vdekje e dyshimtë në Drenas, Policia po heton rastin

Një burrë raportohet se është gjetur pa shenja jete më 02.12.2024 në Drenas.

Sipas njoftimit të Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Ndërsa është bërë e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.