Shiriti i Policisë së Kosovës. Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Vdekje e dyshimtë në Dragash 

Një vdekje e dyshimtë raportohet të ketë ndodhur në Dragash, mbrëmjen e së dielës, më 25.08.2024.

Siç bënë të ditur Policia, një burrë është sjellur pa shenja jete në një klinikë private, me ç’rast vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Në raportin e Policisë thuhet se sipas familjarëve, viktima kishte përdorur një sasi të medikamenteve.

Policia njofton se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, derisa rasti është duke u hetuar.