Vdekje e dyshimtë në Dobërllukë të Vushtrrisë

Një person rreth moshës 50 vjeçare është gjetur pa shenja jete në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Ilmi Prekazi, zëdhënës i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës.

Sipas Prekazit, dyshohet se vepra është kryer me armë zjarri.

“Sot rreth orës 10:00 është gjetur një trup i gjakosur në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë. Vdekjen e viktimës e kanë konfirmuar ekipet mjekësore. Nuk ka ende informacione vetëm se po cilësohet si vdekje e dyshimtë dhe në bazë të gjakosjes së trupit, dyshohet se me armë zjarri. Prokuroria është në vendin e ngjarjes”, ka thënë Prekazi.