FOTO KALLXO: BUROJË gjendja e keqe e rrugës

Vdekje e dyshimtë në Burojë të Skenderajt

Një burrë është gjetur pa shenja jete në fshatin Burojë të Skenderajt.

Sipas raportit policor vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku, kurse trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Viktima është gjetur i vdekur dje rreth orës 06:10.

Policia nuk ka dhënë informacione të tjera shtesë në lidhje me viktimën, ndërsa rastin e ka cilësuar si “vdekje të dyshimtë”.