Vdekje e dyshimtë ka ndodhur në Mramor të Prishtinës

Një person pa shenja jete është gjendur në fshatin Mramor të Prishtinës, sot  rreth orës 18:10.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Rreth orës 18:10 Policia ne Prishtinë ka pranuar një informate lidhur me një vdekje te dyshimtë. Menjëherë njësitet policore kane dale ne lokacion, janë informuar edhe ekipet e nevojshme emergjente, nga kompetentet shëndetësore është konfirmuar vdekja e personit, përderisa veprime tjera policore lidhur me rastin janë ne proces”, thuhet në njoftim.