Vdekje e dyshimtë e një të miture në Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 22 shkurt të këtij viti është raportuar një vdekje e dyshimtë në Gjilan.

Në Polici kanë raportuar familjarët e një vajze të mitur e cila ishte gjetur pa shenja jete.

Ngjarja thuhet se ka ndodhur rreth orës 22:55.

Në njoftim është thënë se njësitë relevante të Policisë dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.

Tutje është thënë se me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.