Vdekje e dyshimtë e një gruaje në QKUK

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vdekje të dyshimtë brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas njoftimit, një grua e cila ishte dërguar në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore para tri ditëve, ndërsa e njëjta dje rreth orës 22:15 ka vdekur.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Në konsultim me prokurorin trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.