Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vdekje e dyshimtë e një gruaje në Mitrovicën e Jugut

Policia e Kosovës (PK) ka njoftuar se si pasojë e lëndimeve të rënda, një grua ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Policia njofton se rasti i ndodhur në Mitrovicën e Jugut dhe po cilësohet si vdekje e dyshimtë.

Me vendim të Prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.