Foto: QKMF "Dëshmorët e Lirisë'' Kaçanik

Vdekje e dyshimtë e një foshnjeje në Kaçanik

Një vdekje e dyshimtë është raportuar në Policinë e Kosovës në Kaçanik dje rreh orës 11:00.

Një foshnje është dërguar pa shenja jetë nga prindërit në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik.

Me vendim të prokurorit trupi i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe rasti është duke u hetuar.