Vdekje e dyshimtë e një foshnje në Vushtrri

Policia e Kosovës ka raportuar për një vdekje të dyshimtë në Komunën e Vushtrrisë.

Sipas njoftimit prindi ka raportuar në polici se foshnja është vërejtur pa shenja jete.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se fëmiu i tij- foshnje në mëngjes është vërejtur se është pa shenja jete. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës” – thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, sipas policisë trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.