
Vdekje e dyshimtë e një burri në Prishtinë, Policia nis hetimet
29.5.2023 - 09:35
Policia e Kosovës ka njoftuar se po hetojnë vdekjen e një burri në Prishtinë.
Trupi i viktimës është gjetur pa shenja jete, dje në shtëpinë e tij.
Vdekjen e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes.
“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të trajtohet nga ekipet hetimore” – ka njoftuar policia.