Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vdekje e dyshimtë e një burri në Drenas

Policia e Kosovës ka njoftuar se është raportuar se një personi i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe pasi është dërguar në Qendrën Klinike të Mjekësisë Familjarë në Drenas, mjeku ka konfirmuar vdekjen.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:05 dhe rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.