Vdekje e dyshimtë e një 33-vjeçareje në Vragoli të Fushë-Kosovës

Në Vragoli të komunës së Fushë-Kosovës ka ndodhur një vdekje e dyshimtë.

Viktima është një 33-vjeçare.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një rast vdekje e dyshimtë, në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjentë të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës të gjinisë femërore 33-vjeçe”, tha ai.

Borovci tha që sipas të dhënave fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes rasti është duke u trajtuar si vdekje e dyshimtë.

“Përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vdekje të dhunshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, tha ai.