Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vdekje e dyshimtë e foshnjës në Suharekë

Në qendrën emergjente në Suharekë dje gjatë ditës një familje nga fshati Duhël ka sjellë një foshnje të gjinisë mashkullore, ku pas kontrollit nga mjeku kujdestar është konstatuar se ai është pa shenja jete.

Në raportin e Policisë thuhet se me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar për obduksion, ndërsa rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë.

Rasti është raportuar rreth orës 08:30.