Vdekja e tre të rinjve në aksidentin e Duhlës, Imri Ahmeti ngushëlloi dy familjet nga Lipjani

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti u ka shprehur ngushëllime dy familjeve nga Lipjani pas aksidentit që ndodhi sot në Duhël të Suharekës, ku humbën jetën L.R. dhe S.T.

“Ky lajm na ka tronditur të gjithëve, ngushëllime familjarëve të të rinjve”, thuhet në telegram ngushëllimi.

Tutje në këtë telegram është thënë se njëri nga viktimat ishte i punësuar si kamerier në bufen e Komunës, dhe se ishte punëtor dhe një ndër djemtë më të mirë që kishin.

Tre të vdekur në aksidentin në Duhël

 

Pacolli: Bilanci i aksidentit të sotëm, tre të rinj në lule të rinisë

Katër të vdekur në dy aksidente, Haradinaj i tronditur

Policia – Tejkalimi në vijë të plot shkaktar i aksidentit ku vdiqën tre të rinj