Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Vdekja e punëtorit në Prizren, arrestohet një i dyshuar

Një punëtor në Prizren më 13.09.2024 ka vdekur si pasojë e lëndimeve që ka marrë pasi u rrëzua nga kati i tretë i një objekti në të cilin po punonte.

Sipas raportit policor, më 14.09.2024 është arrestuar i dyshuari dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet si “Asgjësim, dëmtim ose heqja e pajisjeve dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës me pasoje vdekje”.

Lidhur me rastin është njoftuar Inspektorati i Punësi dhe prokurori .

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Vdes një punëtor, rrëzohet nga kati i tretë në Prizren