Foto-ilustrim

Vdekja e policit të Kosovës, arma zyrtare dyshohet të jetë përdorur në rast

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është gjetur i vdekur sonte në pjesën veriore të Mitrovicës.

Sipas Policisë, viktima ka plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Rajonit të Mitrovicës Veriore, Besim Hoti.

“Polici, i komunitetit serb, është gjetur pa shenja jete në banesën  e tij më plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Në vend të ngjarjes janë hetuesit teknik të kriminalistikes dhe forenzikës, prokurori kujdestar ndërsa në vend të ngjarjes janë ftuar edhe Instituti i Mjekësisë ligjore. Dyshohet që arma zyrtare është e përfshirë në këtë rast”, tha Besim Hoti për KALLXO.com.