Vdekja e dyshimtë e pacientëve me COVID - Prokurorja e krimeve të rënda, në Klinikën e Infektivës

Prokurorja kujdestare e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, më saktësisht Departamentit të Krimeve të Rënda ka shkuar në Klinikën e Infektivës për të hetuar nga afër ngjarjet e fundit të cilat kanë ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm por edhe për vdekjet e raportuara dje nga ana e IKSHPK-së.

KALLXO.com mëson se vetëm sot pas mesnatës, pesë pacientë të tjerë dyshohet se kanë vdekur nga coronavirus.

Policia e Kosovës, ka rrethuar të gjithë hapësirën e klinikës me shirita policor ndërsa, një burim brenda policisë i ka thënë KALLXO.com se ka dyshimet për mosfunskionim të aparaturave të oksigjenit në klinikë.

KALLXO.com raportoi se e para orës 2 të mëngjesit kanë qënë katër vdekje të menjëhershme ndërsa një pacient ka vdekur pak më vonë.

Një pacient tjetër sic thonë burime të KALLXO.com është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Vetëm gjatë ditës së djeshme tetë persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me coronavirus.

Vdekjes erdhën si pasojë e komplikimit të shëndetit për shkak të sëmundjeve të tjera pasuese të pacientëve.

Në anën tjetër 178 persona rezultuan pozitiv vetëm mbrëmë.

Vdekje të dyshimta të pacientëve me COVID në Infektive

Vdekje të dyshimta të pacientëve me COVID në Infektive

Publiée par Kallxo.com sur Dimanche 5 juillet 2020