Vdekja e 72-vjeçarit në motel në Gjilan, intervistohet 24-vjeçarja

Pak ditë pas lajmit se një 72-vjeçar ka vdekur në një dhomë moteli në Gjilan, Prokuroria ka nisur hetimet.

KALLXO.com mëson se në mesin e të intervistuarve është edhe një vajzë 24-vjeçare. Ajo është marrë në pyetje si dëshmitare, ndërsa përmbajtja e deklaratës së saj nuk është  bërë publike nga Prokuroria e Gjilanit.

“Personi i cili ka qenë në motel me tani të ndjerin, mund të ju konfirmoj se nga Prokuroria është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit, andaj pasi që gjendemi në një fazë të ndjeshme nuk mund të japim më shumë informata”, u tha në njoftimin e Prokurorisë së Gjilanit.

KALLXO.com kishte raportuar edhe në ditën kur kishte ndodhur ky rast.

Prokuroria jep detaje për vdekjen e 72-vjeçarit në motel në Gjilan

Zëdhënësja e Prokurorisë kishte deklaruar se për këtë rast prokurori kujdestar ka dhënë urdhër që trupi i pajetë i të ndjerit të dërgohet për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë dhe rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.

Ajo kishte shtuar se personi që ka qenë me të është larguar nga vendi i ngjarjes dhe se dyshohet se ka qenë në moshë të mesme.

KALLXO.com pati raportuar edhe më parë për këtë çështje.