Skafi në plazhin Potam ku mbeti e vdekur 7 vjeçarja, Foto: Esmeralda Keta/Facebook

Vdekja e 7-vjeçares në Himarë, polici ngushëllon familjarët dhe i kërkon falje Policisë së Shtetit

Polici Arjan Tase nuk e ka kundërshtuar vendimin e dhënë nga Gjykata e Vlorës për ta lënë në burg, pasi goditi për vdekje me gomone 7-vjeçaren në plazhin e Potamit në Himarë.

Në seancë, ai ka ngushëlluar familjarët e 7-vjeçares dhe i ka kërkuar falje Policisë së Shtetit.

Ish-shefi i komisariatit të Himarës, mori gomonen që ishte në pronësi të kushëririt të tij dhe po shëtiste në plazhin e Potamit tre ditë më parë. Ndonëse si polic, ai lëvizi me mjetin e lundrimit shumë pranë bregut, aty ku ndodheshin pushuesit.

Gabimi i tij i shkaktoi vdekjen një vajze që po lahej në ujë. Helikat e gomones dëmtuan rëndë Jonada Avdian, që vdiq në vend.

Policia e referoi ngjarjen në Prokurori si vrasje nga pakujdesia, por Prokuroria e rëndoi më tej akuzën, duke e cilësuar vrasje me dashje./TopChannel