Ilustrim

Vdekja e 58 vjeçarit i cili u plagos nga të dyshuarit për grabitje, Prokuroria jep detaje

Kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për tentim grabitjen që përfundoi me vdekjen e pronarit të një lokali në Mitrovicë  do të bëhet sot. Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Valon Preteni, zëdhënësi i Prokurorisë së Mitrovicës.

Po ashtu Preteni tha se arma me të cilën dyshohet se është kryer plagosja që përfundoi me vdekjen e 58 vjeçarit është sekuestruar, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Kallxo.com raportoi pak më parë pë vdekejn e 58 vjeçarit i cili ishte plagosur mbrëmë në lokalin e tij nga dy të dyshuarit për grabitje.

Mitrovicë, vdes pronari i lokalit pasi u plagos nga të dyshuarit për grabitje