Vdekja e 50-vjeçares në Podujevë, dyshohet për vetëvrasje

Një grua 50-vjeçare nga Podujeva ka vdekur në orët e pasdites pasi kishte rënë nga një objekt.

Zëdhënësja e Prokurorisë në Prishtinë, Laureta Ulaj, për KALLXO.com ka bërë të ditur se dyshohet për vetëvrasje.

“Sipas hetimeve preliminare dyshohet për vetëvrasje, ku me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti është iniciuar “hetim mbi vdekjen” – ka thënë Ulaj.

Rasti ka ndodhur rreth orës 14:00, në rrugën “Isuf Koliqi” në Podujevë.

Podujevë, vdes një 50-vjeçare pasi bie nga një objekt