Vdekja e 28 vjeçarit në Prishtinë, Inspektoriati i Punës jep detaje

Kryeinspektori i Punës, Hekuran Nikçi, ka japur detaje për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur paraditen e së hënës në Prishtinë, ku një punëtor i ndërtimtarisë ka mbetur i vdekur, pasi ka rënë nga një ndërtesë që ishte duke punuar.

Sipas Nikçit, viktima 28 vjeçar, ka qenë duke suvatuar në katin e gjashtë të një ndërtese, me shportën me materialin punues, ku shporta i është shkëputur nga vinçi dhe si pasojë, shporta e ka tërhequr viktimën brenda në hapësirën për ashensor.

“Zbrazëtira e ashensorit ka qenë duke u përdorur për pranimin e materialit punues. Shporta është gjetur në katin përdhesë, kurse i aksidentuari dy kate më poshtë, në bodrum” – ka bërë të ditur Nikçi për KALLXO.com.

Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 08:30 në rrugën ‘Holger Petersen’ në Prishtinë, ndërsa sipas Policisë së Kosovës, rasti është iniciuar ‘Hetim mbi vdekjen’ dhe është duke u hetuar nga Prokuroria, Inspektoriati i Punës dhe Policia.

Bie nga lartësia, vdes 28-vjeçari në Prishtinë