Vdekja e 25 vjeçarit në vendin e punës në Prizren, arrestohen tre menaxherët e kompanisë  

Një 25 vjeçar ka vdekur aksidentalisht derisa ishte duke punuar në renovimin e një ndërtese në rrugën “Ekrem Rexha”, në Prizren, pasditen e së dielës, më 24.11.2024. 

Lidhur me rastin, Policia njofton se janë arrëstuar tre menaxherë, të cilët pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. 

“Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj/kosovar (menaxherë) të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”- njofton Policia e Kosovës. 

Tutje, policia në raportin 24 orësh, bënë të ditur se prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet për obduksion. 

Rasti është duke u hetuar, njofton Policia, sot më 25.11.2024. 

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, dje (24.11.2024) ka konfirmuar për KALLXO.com se për këtë rast është informuar edhe Inspektorati i Punës.