Vdekja e 18 vjeçares në Ferizaj, i dyshuari A.S., i gatshëm të bashkëpunoj për zbardhjen e rastit

I dyshuari për përfshirje të vrasjen e rëndë të M.O në Ferzaj, A.S nuk e ka kundërshtuar masën e paraburgimit të propozuar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, si dhe, sipas avokates së tij, ai ka pranuar të bashkëpunoj me organet për zbardhen e rastit.

Pas përfundimit të seancës në Gjykatën e Ferizajt, në një përgjigje për KALLXO.com, avokatja  Arbnora Shefkiu e cila tani e mbron të pandehurin A.S. tha se i mbrojturi i saj nuk e kanë kundërshtuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit.

“Pasi jam konsultuar me të dyshuarin me të njëjtin jemi pajtuar që mos ta kundërshtojmë kërkesën për caktimin e paraburgimit, me qëllim që e njëjta të shërbej në zbardhjen më të shpejt dhe më të mirë të gjithë ngjarjes se si ka ndodhur vrasja e tani të ndjerës M.O. Po ashtu i pandehuri ka shprehur gatishmëri që të bashkëpunoj me gjitha organet në zbardhjen e rastit”, ka thënë Shefkiu.

Sipas Prokurorisë, gjatë gjithë kohës në vendngjarje ishte edhe i dyshuari me inicialet A.S. por i njëjti nuk kishte marrë asnjë veprim.

KALLXO.com ka siguruar kërkesën e paraburgimit ku janë përshkruar dyshimet e para që quan në vrasjen e tashmë të ndjerës, 18-vjeçares M.O.

“Ekziston dyshimi i bazuar se më 22 gusht 2021, rreth orës 15:00, në rrugën “Ramadan Rexhepi”, në Ferizaj, në banesën e të pandehurit D.K., me dashje, në mënyrë mizore për motive të ulëta e kanë keqtrajtuar viktimën”, thuhet mes tjerash në arsyetimin e kërkesës për paraburgim.

Dosja e prokurorisë së 18 vjeçares thotë tutje se ajo u keqtrajtua dy ditë deri në vdekje.

Sipas Prokurorisë, gjatë gjithë kohës në vendngjarje ishte edhe i dyshuari tjetër me inicialet A.S. por i njëjti nuk kishte marrë asnjë veprim.

Gjatë ditës së diel një vajzë 18 vjeçare ishte dërguar pa shenja jetë në emergjencën e Spitalit të Ferizajt.

Policia e Kosovës kishte njoftuar se ajo ishte dërguar në spitalin nga dy persona, të cilët u identifikuan pas disa orësh.

Nga Prokuroria kanë deklaruar se dyshuari i arrestuar tashmë A.S., ka një aktakuzë aktive të vitit 2013 për tentim vrasje.