Vdekja e 18 vjeçares në Ferizaj, çka tha i dyshuari për vrasjen?

I arrestuari me iniciale A.S., nuk ka pranuar të deklaroj asgjë në lidhje me rastin, vdekjen e vajzës 18 vjeçare, të cilën dyshohet se bashkë më një person tjetër, ta kenë dërguar pa shenja jete ditën e djeshme ne Emergjencën e Ferizajt.

“Ai nuk ka deklaruar asgjë vetëm ka thënë se i kam dëgju disa bërtima”, ka thënë avokati Avni Hysiqi, i caktuar sipas detyrës zyrtare për ta mbrojtur të pandehurin A.S.

Megjithatë, Hysiqi, ka thënë se do refuzoj ta mbroj të dyshuarin, për shkak të ndjeshmërisë së lartë të rastit.

“Bile unë as nuk do ta mbroj fare pasi rasti është shumë i ndjeshëm. Nuk do ta pranoj këtë rast, le ta gjejë një avokat tjetër se unë as që merrem me të”, ka thënë Avni Hysiqi.

KALLXO.com merr vesh se dy të dyshuarit për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj janë të njohur për organet e drejtësisë.

A.S., akuzohet bashkë me babanë e tij për një incident të plagosjes së një qytetari nga Peja me inicialet G.P.

Kurse i dyshuari tjetër D.K., ka disa vepra penale por dënimet ndaj tij kanë përfunduar.

KALLXO.com më herët ka kontaktuar edhe me Kryeprokurorin e Ferizajt Shukri Jashari, i cili ka konfirmuar se njëri nga të dyshuarit është arrestuar kurse tjetri gjendet akoma në arrati:

Misteri i vdekjes së 18 vjeçares në Ferizaj, kryeprokurori: Jemi në kërkim të personit të dytë të dyshuar