Vota, QNR FOTO-KALLXO.com

Vazhdon verifikimi i votave nga diaspora

Zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve po bëjnë verifikimin e pakove me fletëvotime që kanë ardhur nga diaspora.

Këto pako kishin ardhur në Kosovë pas ditës së zgjedhjeve më 6 tetor, ndërsa për numërimin e tyre vendosi Gjykata Supreme pas ankesave të Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me vendimin e KQZ-së për mos t’i numëruar.

Sot në objektin e Ministrisë së Infrastrukturën po vazhdon verifikimi i pakove.

Nga të dhënat e zyrtarëve të KQZ-së deri më tani janë vlerësuar 3 mijë e 736 zarfe me fletëvotime ndërsa sipas tyre në total janë 5 mijë aplikues për votim.

Nuk dihet nëse procesi i verifikimit do të përfundojë sot, ndërsa pas përfundimit të këtij procesi pritet të vazhdojë numërimi i këtyre votave.