Arkiv

Vazhdon vapa në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot (e diel), do të mbajë mot me diell dhe vapë.

Pasdite parashihen vranësira të dendura të cilat mund të sjellin shi të dobët në viset e ulëta, ndërsa në viset e larta parashihen reshje te intensitetit mesatar, njofton Instituti.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-35 gradë Celsius.

Sipas IHMP, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.