Vazhdon vala e shkarkimeve në Telekom

Afër dhjetë punëtorë në pozita menaxheriale në Telekomin e Kosovës janë shkarkuar.

Shkarkimet që u bënë me vendim të kryeshefit Bedri Istrefi filluan nga e mërkura e kaluar.

Dje, Istrefi shkarkoi menaxherin regjional për Prizren, Munip Gashi.

“Shkarkimi është bërë për shkak të performancës”, tha Istrefi.

Ky shkarkim ishte vazhdim i vendimeve të tjera të Istrefit ditëve të kaluara.

Të mërkurën (më 16 teto), Istrefi kishte shkarkuar pesë persona në divizionin e shitjes

Një ditë më pas ai kishte shkarkuar edhe tre menaxherë në këtë ndërmarrje.

Sipas kryeshefit këto shkarkime po bëhen për shkak të performancës së dobët të këtyre menaxherëve.

Në anën tjetër, Drejtori i Departamentit të Shitjes në Telekom, Demir Limaj gjithashtu është në pritje të vendimit të Agjencisë Kundër Korrupsionit nëse i lejohet të mbajë pozitën e Drejtorit në Telekom dhe atë të Profesorit të Universitetit në Prizren.