Foto: NPB

Vazhdon shpërndarja e pakove ushqimore për familjet në nevojë të Prishtinës

Ndërmarrja Publike Banesore ka bërë të ditur se ka vazhduar shpërndarja e mbi 2 mijë pakove ushqimore për familjet në nevojë në Komunën e Prishtinës.

“Për shkak të pandemisë shumë familje ballafaqohen me vështirësi në përmbushjen e kushteve minimale të jetesës, duke rritur kështu nevojën për ndihma e solidaritet”, thuhet në njoftim.

“Edhe ditëve në vijim do të bëjmë përpjekje për të lehtësuar sado pak gjendjen e rëndë ekonomike të këtyre të familjeve”, vijon njoftimi.

Vazhdon shpërndarja e mbi 2000 pakove ushqimore për familjet në nevojë në Komunën e Prishtinës.Për shkak të pandemisë…

Publiée par Ndërmarrja Publike Banesore SH.A. Prishtinë sur Samedi 9 mai 2020