Vazhdon shembja e shtëpisë së familjes Hetemi për shkak të punimeve

Punimet për objektin banesor në rrugën “Bajram dhe Gursel Sylejmani” në Ferizaj janë duke vazhduar të shkaktojnë dëme materiale për familjen e Xhemajl Hetemit.

Pak më parë atij i është rrënuar komplet magazina e shtëpisë.

Në fotografit e siguruara nga KALLXO.com, shihet se magazina ka përfunduar në fund të gropës së hapur për ndërtim të shumëkatëshës.

Si pasojë e punimeve familja Hetemi është evakuuar nga shtëpia.

Përveç dëmeve materiale së shtëpisë, punimet kanë shkaktuar edhe dëme në rrugën afër vendit ku ka filluar të ndërtohet objekti banesor.

Rruga e njohur me emrin “Rruga Varoshit” është bllokuar për shkak se një pjesë e rrugës ka filluar të çahet.

KALLXO.com ka raportuar në lidhje me këtë rast.

FOTO: Ferizaj, punimet për objektin banesor, rrezikon të shembet edhe rruga