COVID-19 - Ilustrim: Naser Fejza

Vazhdon rritja e rasteve me COVID-19 në Kosovë, 72 u regjistruan brenda 24 orëve

Numri i rasteve pozitive me coronavirus në nivel vendi po rritet në vazhdimësi ditëve të fundit. Të dhënat e sotme të Ministrisë së Shëndetësisë, flasin se 72 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, nga 2 mijë e 443 testime të bëra nga Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Raporti tregon se gjatë kësaj periudhe kohore nuk është shënuar asnjë rast i vdekjeve, ndërsa 17 qytetarë janë shëruar.

Aktualisht në Kosovë janë 305 raste aktive me SARS-CoV-2.

Deri më tani në nivel vendi 108 mijë e 203 qytetarë janë prekur me VOVID-19, prej tyre 2 mijë e 265 kanë vdekur si dhe 105 mijë e 633 janë shëruar.

Sa i përket vaksinimit MSh po ashtu bënë të ditur se brenda 24 orëve, 12 mijë e 123 qytetarë janë vaksinuar.

Fushata e vaksinimi në Kosovë ka filluar më 29 mars 2021.