Ilustrim - Policia, falsifikim parash

Vazhdon qarkullimi i parave false në Prishtinë

Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve janë raportuar katër raste të falsifikimit të parasë në Prishtinë.

Një zyrtare e bankës ka raportuar se gjatë deponimit të disa të hollave nga dëshmitarja, ka hasur në një kartëmonedhë prej 100 euro.

Sipas Policisë, kjo shumë e parasë dyshohet të jetë e falsifikuar.

“Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe proceduar të mëtutjeshme hetimore”, thuhet në njoftim.

Në rastin e dytë, një person ka raportuar se në një bankë janë hasur para në vlerë prej 631 euro që dyshohen të jenë të falsifikuara.

Sipas tij, këto para janë grumbulluar në pika nga disa kompani të ndryshme që i kanë sjellur paratë aty.

“Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti si me lartë. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia.

Ndërsa një ankues tjetër ka raportuar se në kioskën e tij i ka dy monedha nga 100 euro.

Sipas tij ato para ia ka dhënë një i dyshuar e që dyshon të jenë të falsifikuara.

Policia njofton se monedhat janë konfiskuar.

Kurse rasti fundit është raportuar nga një punëtor i një pompë të derivateve.

I njëjti ka pranuar një kartëmonedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar.

“Monedha e dyshuar është konfiskuar. Rasti nën hetime”, thuhet më tutje.