Kuvendi i Kosovës - Arkiv

Vazhdon punimet Kuvendi i Kosovës, ministri Murati në interpelancë

Gjatë seancës së sotme do të ketë interpelancë ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati. Gjithashtu kuvendarët do të diskutojnë edhe për çështjen e faljes së gjobave të bizneseve gjatë kohës së pandemisë.

Pikat e rendit të ditës së kësaj seance janë:

Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,

Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen: “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19”.