Vazhdon protesta e serbëve, Elshani konfirmon se lidhet me arrestimin e katër personave për sulm ndaj policëve
Qytetarë serbë janë mbledhur afër stacionit policor në veri me thirrjen për lirimin e katër të arrestuarve të cilët dyshohen se kanë ofenduar e pastaj sulmuar zyrtarët policorë.
“Lirojini fëmijët” është thirrja e protestuesve serbë të cilët janë duke protestuar afër stacionit policor në veri sot më 11.09.2024.
Kallxo.com ka qenë në terren që nga fillimi i kësaj proteste dhe vazhdon të qëndrojë ende në vendin e ngjarjes.
Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi edhe zv.drejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani i cili potencon se gjykata do të vendos nëse të njëjtit shkojnë në procedurë të rregullt apo në paraburgim në afat prej një muajsh.
“Para dy netëve, dje në mëngjes pas gjysmës së natës ka ndodhë një arrestim ku i kemi arrestu katër persona lidhur me sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare dhe tashmë njerëzit janë mbledhur për protestë për lirimin e këtyre personave. Dje e kemi dërguar lëndën te prokurori. Prokurori e ka dërgu lëndën në gjykatë dhe tash pritet të mbahet seanca gjyqësore dhe vendos gjykata nëse shkojnë në procedurë të rregullt apo në paraburgim një mujor”- tha ai për Kallxo.com
Arrestohen katër persona pasi dyshohen se ofenduan dhe sulmuan disa zyrtarë policorë në veri